U arrestua në Bolivi me bosin brazilian të kokaìnës, “arrest me burg” Lorenc Hysenit

Gjykata në Bolivi ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” me afat 6 muaj për shqiptarin Lorenc Hyseni, i arrestuar të enjten në kuadër të një operacioni në San Rafael de Velasco të Bolivisë për goditjen e një grupi kriminal të trafikut të kokainës. Gjatë operacionit pati shkëmbim zjarri mes të dyshuarve dhe forcave speciale, të cilat kishin shkuar në këtë zonë pas vrasjes së dy personave.

Seanca u mbajt me dyer të mbyllura në Santa Cruz në qendrën e Forcave Speciale për Luftën ndaj Krimit (Felç) për shkak të rrezikshmërisë së lartë që paraqisnin të dyshuarit. Prokurori Victor Hugo Cervantes ngriti akuzat e “vrasje e mbetur në tentativë”, “organizatë kriminale”, “mbajtje pa leje e armëve luftarake” ndaj Lorenc Hyseni, Ëálter Rivero Lola, Leonardo Barsad da Rocha, Álvaro Roca Casupa, Joao Batista da Silva Carneiro dhe Jacop Dick Peter, shtetas shqiptarë, bolivianë dhe brazilianë.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë zgjati mbi 5 orë dhe në fund të saj, të dyshuarit u dërguan në burg.
Ndërkohë baroni brazilian i drogës, i kapur bashkë më ta, Lourival Máximo da Fonseca, i akuzuar si trafikant ndërkombëtar droge prej viteve ‘90, u ekstradua mbrëmjen e së premtes në Brazil.

Lapsi.al