U aludua se kënga e re i dedikohet Loredanës: Reagon Mozzik

Mozzik ka publikuar këngën e re, “Zani” dhe menjëherë pati zëra dhe aludime se kënga i dedikohej ish-partneres së tij, Loredanës.

Pse u krijua ky mendim?

Sepse kënga flet për një ndarje, për ndjesitë dhe lëndimet që ajo shkakton, si dhe në vargje përmendet edhe “kurbeti”. Kjo i ka bërë njerëzit të mendojnë se përmes “Zanit”, Mozzik flet për lidhjen me Loredanën.

“100% për Lorin”; “Loredana, ende muzë për Mozzikun”; “Akoma s’e ka harruar dashurinë e tij”; “Dashuria e vërtetë e Lorit dhe Mozzikut”, ishin disa nga komentet e njerëzve nëpër rrjetet sociale.

Mozzik ka reaguar përmes një postimi në Instastory, për t’u dhënë fund aludimeve, duke thënë:

“Njerëz të dashur! Unë në njëfarë mënyre, sukseset e mia në muzikë me këngë dashurie i kam bërë! Nuk do të thotë që secila këngë i dedikohet lidhjes sime të mëparshme. Unë dua të shkruaj për dashurinë dhe e di që të gjithë ka diçka brenda vetes, të cilën nuk mund ta shprehin”, tha reperi.

Më tej, vijoi:

“Nëna e vajzës sime është e lirë prej kohësh dhe unë njëjtë. Jemi mirë dhe jemi të lumtur me jetën që kemi. Unë jam artist i këtij zhanri dhe gjithmonë do i këndoj dashurisë, rrugës, njeriut. Ju dua! Shijojeni këngën e re”.

“Zani” është pëlqyer shumë nga publiku dhe në YouTube numërohen qindra komente që e vlerësojnë projektin e ri të reperit.

Anabelmagazine