U aludua se Jori Delli është fejuar, por si qëndron e vërteta?

“Fred de Palma dhe Jori Delli janë fejuar?” pyetën me kërshëri njerëzit dhe mediat, pasi modelja publikoi një foto me një unazë në gishtin e fejesës/martesës. Mes qindra aludimeve se çifti e ka çuar në një tjetër fazë marrëdhënien, Jori vendosi të sqaronte thashethemet.

Jori, në një prononcim për revista “Class”, tregoi se jo, nuk ka ndodhur një propozim fejese dhe se ende marrëdhënia nuk është në atë pikë. Sa i përket fotos me unazën që ndezi dyshime, ishte thjesht për të treguar modelin e ri të thonjve.

Jori dhe reperi italian njihet prej një kohe shumë të gjatë. Ata kanë qenë të lidhur më parë, por më pas u ndanë. Pasi dol inga “BBVA 2”, Jori u lidh përsëri me reperin, me të cilin ndan momente të shumta nga jetesa në Itali, si dhe aventurat e tyre.

Anabelmagazine