Tymosi marijuanë në skenë, e vërteta e reperit shqiptar që u arrestua nga Policia e Prishtinës
Action Bronson u mor në pyetje nga Policia e Prishtinës për shkak se kishte ndezur dhe tymosur marijuanë në skenën ku perfermoi në fundjavë. Por meqë ai u intervistua, u lirua menjëherë në mungesë provash se kishte me vete substanca narkotike, babai i Dua Lipës, organizatori i festivalit “Sunny Hill”, sqaroi se ishte diçka tjetër. Për Klan Kosovën, Lipa tha se, Bronson kishte tymosur duhan në mënyrën e tij, e madje e lavdëroi Policinë e Kosovës për punën që kishin bërë. Kujtojmë që reperi i famshëm me origjinë shqiptare, Action Bronson, u komentua nga mediat për gjestin e ndaluar që bëri gjatë performancës së tij në festivalin “Sunny Hill”. Arsyeja e arrestimit të Bronson ishte pikërisht ndezja e marijuanës në skenë dhe hedhja e tymit në drejtim të publikut, ndërkohë që përdorimi i substancave narkotike është i ndaluar në Kosovë. Pjesëtarë të policisë speciale, zbarkuan në pjesën ku ishte instaluar skena, megjithatë për shkak të kaosit të krijuar, në momentet e para ende nuk dihej nëse Broson u arrestua apo jo. Mes aksionit policor u pa edhe kryetari i komunës, Shpend Ahmeti. Ndërkaq sipas RTK21, reperi me origjinë shqiptare, Action Bronson u arrestua nga Policia e Kosovës, pas performancës së tij në festivalin “Sunny Hill”, që u organizua në Parkun e Gërmisë në Prishtinë. 34-vjeçari Ariyan Arslani me emrin e skenës, Action Bronson është një star në showbiz-in amerikan, jo vetëm si reper por edhe si prezantues televiziv.