Twitter që “çmendi” Kanye West
Kanye West ka shpërthyer me disa postime në Twitter, ku ka folur për reagimin e Kim Kardashian dhe për vjehrrën e tij Kris Jenner, një ditë pas deklaratave të tij për abortin. Reperi hyri në Twitter të hënën në mbrëmje dhe publikoi disa mesazhe për Kim Kardashian, për të cilën tha se po përpiqet që ta mbyllë në një spital psikiatrik. 43-vjeçari pretendon se “Kim u përpoq të sillte një mjek për ta mbyllur në spital”.
“Kim u përpoq të fluturonte në Wyoming me një doktor për të më mbyllur si në filmin “Get Out” sepse unë qava pasi shpëtova jetën e vajzës time dje”.
Pastaj, duke iu referuar liderit të ndjerë të Afrikës së Jugut Nelson Mandela, i cili kaloi 27 vjet në burg për tradhti para se të bëhej presidenti i parë me ngjyrë i vendit, ai bëri një tjetër koment: “Nëse unë mbyllem si Mandela ju të gjithë do ta dini pse.” Më pas ai iu drejtua vjehrrës me një tjetër mesazh që të linte të kuptoje se pas shpërndarjes së videos së seksit të Kim Kardashian, fshihej vetë nëna e saj. Kanye shkruante se ka bërë të pamundurën që “nënës së North-it (Kim Kardashian) të mos i duhet të shesë videon e seksit të së bijës”. Edhe dalja e Kim Kardashian në revistën PlayBoy, ishte vepër e Kris Jenner sipas Kanye West. Në vitin 2007, Kim u shfaq në kopertinën e dhjetorit të revistës Playboy.
Mes të tjerash, Kanye përmend edhe emrin e aktorit Shia LaBeouf, i cili ishte përzgjedhur të bënte setin e parë fotografik për YZY GAP, por nuk shkoi kurrë.
Kim dhe anëtarët e familjes Kardashian-Jenner nuk kanë komentuar publikisht për komentet e tij të fundit. Një burim tha për E News se Kim ishte “shumë e shqetësuar” për burrin e saj pasi komentet e tij të fundit në lidhje me aspiratat e tij presidenciale u bënë kryetitujt e mediave.
Në hapjen e fushatës presidenciale, Kanye tronditi me deklaratën e tij duke treguar se ai dhe Kim, 39 vjeç, kanë menduar të abortojnë vajzën e tyre të parë, North, që tani është 7 vjeçe.
Mirëpo, reperi zbuloi se ata vendosën ta mbanin vajzën pasi Zoti i dërgoi një mesazh teksa po punonte në laptopin e tij në Paris.