Turqia vendos në listën e terroristëve më të kërkuar basketbollistin e njohur
Turqia ka vendosur basketbollistin Enes Kanter Freedom në listën e saj në terroristëve më të kërkuar.
Freedom shfaqet në atë që Ministria e Brendshme turke e quan “Lista Gri”, më e ulëta e sistemit të saj të koduar me ngjyra në pesë nivele, e cila ofron një shpërblim deri në rreth 26,600 dollarë (500 mijë lira turke). Shuma e shpërblimit në fillim u raportua 500 mijë dollarë.
Nuk është e qartë se kur Turqia e shtoi basketbollistin në listë, por ai i tha “Fox News” të martën se mësoi për këtë ndërsa ishte në Vatikan për një kamp basketbolli dhe se pasi kontaktoi FBI-në, atij iu tha se duhet të kthehej në SHBA.
“Kjo është hera e parë që qeveria turke vendos shpërblim mbi kokën time dhe më futi në listën e terroristëve më të kërkuar, vetëm sepse flas për disa nga shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të burgosurve politikë që ndodhen në Turqi. Ju e dini, unë nuk jam i vetmi. Ka kaq shumë gazetarë, akademikë, profesorë dhe të famshëm në atë listë”, u shpreh Enes Freedom për “Fox Neës”./ h.ll/abcnews.al