Turqia në flakë, bukuroshja shqiptare apel: Kemi humbur shumë, ju lutem na ndihmoni
Prej ditësh, Turqia është përfshirë nga flakët dhe deri më tani janë shënuar për fat të keq, 8 vik tima. Të shumtë kanë qenë ato që kanë bërë thirrje vendeve të tjera për t’ju ardhur në ndihmë.
Almeda Abazi, bukuroshja shqiptare, e cila prej vitesh jeton në Turqi, nëpërmjet një postimi në Instagram ka bërë thirrje dhe apel për ndihmë për të gjitha vendet që kanë mundësi të ndihmojnë.
“Unë po i thërras të gjitha vendet që mund të na ndihmojnë. Ne jemi të shkatërruar dhe deri më tani po ashtu u shkatërruan 112 zjarre. Ne nuk kemi mjaftueshëm avionë zjarrfikës për t’i ndaluar ato. Kemi humbur tetë persona, shumë kafshë dhe pyjet tona. Ju lutem na ndihmoni. Ne kemi nevojë për aeroplanë urgjentisht. Ne kemi vetëm një”, ka shkruar ajo përkrah një fotograie ku shihet qartë vendi i përfshirë nga flakët.
Sipas autoriteteve, më shumë se 100 zjarre që kanë shpërthyer në Turqi gjatë pesë ditëve të fundit janë vënë nën kontroll. Pavarësisht masave të marra, zjarret vazhdojnë ende në Manavgat, Marmaris dhe Milas, sipas ministrit të Bujqësisë dhe Pyjeve, Bekir Pakdemirli.
Si pasojë e kësaj situate, qeveria turke ka premtuar rindërtimin e shtëpive të dëmtuara dhe kompensimin e banorëve.
Rusia, Ukraina, Irani dhe Azerbajxhani kanë dërguar ndihmë për të mbështetur zjarrfikësit vendas. Qeveria turke ka premtuar rindërtimin e shtëpive të dëmtuara dhe kompensimin e banorëve.
Ndërkohë të paktën 13 aeroplanë, 45 helikopterë, dronë dhe 828 zjarrfikëse po përdoren për të shuar zjarret.