
Turjan Hysko ia bëri publikisht ftesën Flor Binajt
Turjan Hysko ka realizuar një intervistë virtuale me ndjekësit, e me këtë rast tregoi ca detaje për ‘Klanifornia’, që nisi zyrtarisht punën për sezonin e ri.
Teksa zbuloi se Marina do vazhdojë të jetë në ekran, Turi i bëri edhe një ftesë publike Flor Binajt. Kur dikush e pyet për aktorin e njohur që prej vitesh e lidh figurën e tij me ‘Portokallinë’, Hysko u shpreh: “Derën të hapur e ka Flori”.
Me kaq u kuptua se dëshira për shtim në staf nuk mungon. Po Flori a do kishte një përgjigje?/revistawho.com