Turjan Hyska nuk përmbahet kur sheh Aurela Gaçen në skenë

Rikthimi i Aurela Gaçes në netët “live” të fundjavave, tërhoqi gjithë miqtë dhe adhuruesit e saj në skenën e “Venue” në hapjen e sezonit në fillim të tetorit në Tiranë. “AG Musical shoë” në “Venue Club” me mbështetjen e fuqishme të artistëve Valon Shehu, Gerta Mahmutaj, Aldo Bardhi, Melissa Magnanelli, Xheisara e Krenar Seiti. Pse ky hap? Sepse kam shumë për të dhënë e nuk me dalin këto 20 vjet për të ndarë me ju atë që Zoti më dhuroi”, deklaroi këngëtarja në rrjetet sociale, pak para se të niste koncertin e parë për këtë sezon. Dhe si gjithmonë perfomanca e saj ishte një adrenalinë e vërtetë duke çmendur publikun në sallë, aq sa prej tyre u ngjit në skenë ku këndonte Aurela. Ai ishte pikërisht moderatori i “Oktapod” Turjan Hyska, i cili siç shihet nga foto u ngjit në skenë duke u bërë një trup i vetëm me artisten. Impresionet e asaj nate, Turi i ndau me miqtë ditën tjetër në profilin e tij në facebook, bashkë me foton e këpucëve në skenë të Aurelës pas mesnate. “Këto janë këpucët e Aurela Gaçes! Pas tre orëve së kënduari live, këpucët u dorëzuan. Nuk e mbanin dot më “bishën” sipër tyre, ndërkohë Aurela vazhdoi të çudiste njerëzit dhe dy orë të tjera! Brenda asaj krijesës së vogël me trup, lindur në katin e dytë të një parafabrikati në Llakatund, vepron një ansambël, ku t’i gjen fuqinë e jugut, ashpërsinë e bukur të veriut dhe energjinë e Shqipërisë së mesme! Gjithçka është në sintoni perfekte, jashtë të natyrshmes, e pa shpjegueshme, gati gati hyjnore. Ajo e do damarin shqiptar dhe shpirti ia këndon gjithë forcë. Kjo dihet! Ajo që më bëri përshtypje duke e ndjekur në shtëpine e saj të re të muzikës së gjallë ishte edukimi i publikut! Aurela kërkon butë, ëmbël por dhe me nerv ndonjëherë, të bind çdokënd prej nesh, sa e bukur është muzika shqiptare dhe ia arrin gjithmone. Nuk ka nevojë të njohësh muzikën që të kuptosh Aurelën, por mjafton të hapësh shpirtin. Aurela është një grua 42 vjeç, 1.65 e gjatë, nënë e dy fëmijëve dhe nëse i vendos një mikrofon në dorë, papritur, shndërrohet në një krijesë mitologjike që të kafshon shpirtin aq ëmbël duke ta mbushur me dëshirë për të jetuar.Në fund të fundit muzika është jetë. Aurela nuk ka nevojë për lëvdata por disa gjëra duhen thënë. Në zymtësinë e jetës sonë alla shqiptarçe, ka sigurisht njerëz frymëzues, kristalë të vyer që duhen ruajtur me fanatizëm dhe një ndër ta është kjo zonja që shpërthen kur këmbët i shkelin tokë shqiptare”, përfundonte statusin e tij, miku i saj Turi Hyska, i cili këtë verë e kishte Aurelën këngëtaren e dasmës së tij me Orinda Hutën.