Turjan Hyska “ndahet” edhe nga Orinda Huta, ajo s’e ndjek në “Klan”
Prej ditësh po qarkullon lajmi se Turjan Hyska, i njohur si një ndër figurat më të rëndësishme të “Vizion Plus” ndër vite, do të largohet nga aty për të shkuar në “Klan Plus”. Këtë lajm e hodhi poshtë vetë Turi me një postim dje në rrjetin social “Instagram”, por çdo ditë e më shumë po shtohen dyshimet se gjithçka paska qenë e vërtetë. Sot ka qarkulluar një foto e publikuar nga “Lapsi.com”, ku Turjani dhe Aleksandër Frangaj janë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Ndoshta kjo foto i vërteton lajmet për një bashkëpunim të mundshëm të Turit me televizionin “Klan Plus”, shkruan Who. Arsyet e largimit nga “Vizion Plus” nuk dihen ende, por pas mbylljes së emisionit “Oktapod” pritej një lëvizje e re nga moderatori. Ndërkohë kjo mund të konsiderohet një “ndarje” sa i takon marrëdhënies së punës me bashkëshorten Orinda Huta, pasi ajo nuk po e ndjek në lëvizjen e tij në “Klan plus”. Siç shihet nga spotet televizive, Orinda vazhdon punën në “Vizion Plus”, me emisionin e saj “Cover”.