Turjan Hyska dhe Orinda Huta prindër për herë të parë, e pranojnë mes emocionesh

Mbrëmjen e shtunë në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” të Arbana Osmanit, ishte i ftuar Turjan Hyska, të cilit iu bashkua më vonë bashkëshortja e tij, Orinda Huta. Orinda u shfaq me barkun e rrumbullakosur, teksa bashkë me të në studio kanë qenë edhe Turi dhe familjarët e tyre. Fotot shprehin sa një mijë fjalë duke qenë se Orinda dukej pak ndryshe me fustanin e kaltër në nuancën e grisë. Pikërisht nga studioja e emisionit, Orinda u përpoq të fliste me kode ndërsa u shpreh se po fillojnë të punojnë me tre turne, duke lënë të nënkuptohet ndryshimi që pritet në jetën e tyre me ardhjen e bebit. Pyetjes për fëmijën ajo iu përgjigj se me qejf e kanë dhe mezi po e presin ajo dhe familjarët. Çifti u martua verën e kaluar në një dasmë madhështore në Tiranë, të konceptuar brenda atmosferës së një pylli të magjepsur./Story.al/