Turjan Hyska bashkë me Marina Vjollcën
Prej ditësh po përflitet për rikthimin e Marina Vjollcës në ekran dhe nisjen e një program të ri. Por deri tani askush nuk ka dhënë detaje se si do të jetë ky emision dhe kush do të jetë pjesë e tij.
Por moderator Turjan Hyska më në fund ka zbuluar disa detaje vërtet interesante.
“Imagjino një skuadër me Jul Dedën, Albano Bogdon, Visjan Ukcenaj, Olsi Bylyku, Eglein Laknori, Cubi Metkaj, Lisa Kujofsa, Eliona Pitarka, Andrea Vreto, sigurisht Marina Vjollca dhe…Është skuadra e ëndrrave. Është ‘Klanifonia’”, shkruan Turi në Instastory.
Ai shprehet se emisioni do të mbajë titullin “Klanifornia” dhe do të transmetohet çdo të shtunë në orën 21:00. /Gazeta Liberale