Turisti italian humb jetën në Sarandë, por këtë herë nuk e ka fajin as pronari i hotelit dhe askush tjetër

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me humbjen e jetës së turistit italian në Sarandë, i cili mbylli sytë pak momente pasi shkoi në spital.

33-vjeçari Domeniko Niccoli ishte për pushime me familjen në Sarandë. Në spital ai ka shkuar direkt nga plazhi pas shfaqjes së problemeve me zemrën.

Sipas burimeve 33-vjeçari kishte konsumuar shumë alkool për orë të tëra dhe kur është futur në det për t’u larë nuk është ndjerë mirë.

Ai u transportua me urgjencë në spitalin e Sarandës ku edhe pse iu dha ndihma e parë mjekësore nuk mundi dot të mbijetonte.

Sipas bluzave të bardha të Sarandës shkak për humbjen e jetës së tij ka qenë arresti kardiak. Trupi i tij do te transportohet drejt Tiranës për t’iu nënshtruar një ekspertize mjekësore më të detajuar për të mësuar shkaqet.

Jemi mësuar shpesh që për ngjarje të tilla ta kenë fajin shqiptarët, sic ka ndodhur fatkeqsisht në shumë raste, por këtë herë jo.