Tuna sulmon rëndë ish- partnerin e saj: “Një baba që nuk ka paguar detyrimet për fëmijët e tij…”
Tuna padyshim që kohëve të fundit ka qenë kryefjalë e mediave. Pas një pauze mjaft të gjatë në muzikë, spekulimeve për një ndarje të mundshme me partnerin e saj Patris Berisha, këngëtarja ka arritur të jetë në qendër të portaleve edhe pse jo shumë aktive në muzikë.
Ndarjet dhe ribashkimet mes Tunës dhe Patrisit kanë qenë të shumta edhe pse të dy e kanë mbajtur shumë private këtë pjesë duke mos dhënë informacione, deklarata apo postime në rrjete sociale. Mirëpo, duket se artistja ka vendosur të sulmojë publikisht vetëm pak më parë ish- partnerin e saj me anë të disa Instastory-ve lidhur me kujdestarinë e fëmijëve duke e akuzuar se nuk paguan detyrimet e nevojshme për t’i rritur dhe se nuk qëndron pranë tyre në momente të vështira.
Çdokush mund të ketë një fëmijë dhe ta quajë veten “një prind”. Një prind i vërtetë është ai që vendos fëmijën para nevojave dhe dëshirave personale.
Më pas, bukuroshja ka ndarë një foto ku duket një prej vogëlushëve të saj në spital dhe krahas ka shkruar:
Një baba që nuk ka paguar detyrimet për fëmijët e tij është duke u marrë me aktivitete ndërkohë që fëmija i tij është në spital.
‘Kthehna’, ‘Melaqe’ dhe ‘A je‘ janë bashkëpunimet, të cilat rikthyen këngëtaren në tregun muzikor. E duket se kjo pauzë e gjatë i ka bërë mirë bukuroshes, pasi po rikthehet më fuqishëm se kurrë. Vetëm pak javë më parë bukuroshja erdhi me një duet me NRG Band me titull “Prej teje se prita”.
Top Albania Radio