Tuna Sejdiu me modelin festiv të flokëve, do e provonit dhe ju?

Nëse doni të shkëlqeni në festën e fundvitit me kolegët, apo me familjen, po ju themi se gjysma e punës për t’ia arritur qëllimin, janë flokët. Tuna Sejdiu na ka treguar modelin më të bukur të flokëve për festa, që nuk do ta refuzoni dot. Në një foto të publikuar pak minuta më parë, këngëtarja shfaqet me flokët e mbushur me kapëse perlash dhe gurësh në pjesën e sipërme të kokës, që e bëjnë të duket shumë festive. Një model të ngjashëm e kemi parë në profilin e fashionistes së njohur Vanessa Hong, e cila realizoi pak ditë më parë të njëjtin “dekorim” në flokë. Të kapura në formë topizi francez, flokët e saj ishin të mbushur plot me perla dhe aksesorë të bërë me dorë që i jepnin shumë shkëlqim look-ut të fashionistes, sipas IconStyle.

Pra këtë fundvit flokët trajtojini si të ishin pemë e Krishtlindjes dhe zbukurojini me sa më shumë aksesorë. Kështu që nëse ende nuk e keni zgjedhur modelin e flokëve për festat e fundivitit, hidhini një sy këtij modeli.

https://www.instagram.com/p/Bq_MOKTHpVe/