Tuna Sejdiu dedikim për vajzat: “Më pëlqejnë ato që flasin pistë”
Rikthimi i këngëtares së famshme shqiptare Tuna Sejdiu në skenën muzikore pasi pauzoi për më shumë se një vit për t’iu dedikuar familjes dhe djalit të saj, ishte i bujshëm!
Pritja ka qenë e gjatë, por ia paska vlejtur. Këngëtarja kësaj here ka sjellë një këngë plot ritëm dhe iu dedikohet vajzave të fuqishme, siç është edhe vet Tuna.
Me të publikuar këngën, Tuna ka publikuar edhe një deklaratë në profilin e saj në Instagram, ku shkruan për vajzat në një mënyrë interesante. “Une jam krah vajzave qe flasin pistë. Ato me kembe te zbathura, mendje brilante, flokë të shprishura, zemra te egra dhe plot gjallëri. Me ato që nuk frikësohen të flasin dhe që jetojnë për të bërë atë që u është thënë se është e pamundshme! Me e ato qe nuk kane frike ta ngrisin zerin …. Un jam me juve Chongas….Let us now praise badass women”, ka shkruar Tuna, krahas një videoje që ka lansuar në Instagram, ku ka inserte të klipit të saj më të fundit të këngës “Chonga”, shkruan Prive.