Tuna Sejdiu asnjë ditë single, i dashuri i ri është vëllai i Robert Berishës

Këngëtarja Tuna Sejdiu është shumë ekspresive dhe në jetën sentimentale, sepse sipas gjasave ajo e ka të vështirë të qëndrojë pa partner qoftë edhe për pak ditë. Kështu pak muaj pas ndarjes nga reperi Cozman, dhe aventurës verore me këngëtarin tjetër Ylli Limani, ajo tani ka filluar një histori të re me vëllain e Robert Berishës, Patrisin. Ata janë pare në vende të ndryshme në shoqërinë e njëri-tjetrit, ndërkohë që vetë këngëtarja ka publikuar fotot në Snapchat. Deri tani pyetjeve të gazetarëve se çfarë është kjo miqësi mes tyre, Patrisi u është përgjigjur me nervozizëm, duke kërkuar që të mos telefonohet më për këtë çështje. Ndërsa Tuna nuk ka mohuar asgjë, thjesht ka heshtur. Patrisi është një nga djemtë më simpatikë të Prishtinës, pasi bie në sy për trupin me muskuj.