Truprojat e Margot Robbie dhe Cara Delevingne rrahin fotografin në Argjentinë
Aktoret Margot Robbie dhe Cara Delevingne janë në mes të një mosmarrëveshjeje ligjore me Pedro Alberto Orquera, një fotograf argjentinas, i cili u rrah nga truprojat e aktoreve. Pedro, i njohur gjithashtu si ‘Peter’, u punësua nga një revistë për të filmuar ardhjen e Robbie dhe Delevingne në vendin e Amerikës Latine. Ai kishte si informacion se të dy ndodheshin në një restorant luksoz në qytet.
Megjithatë, gjithçka përfundoi keq. Sipas rrëfimit të argjentinasit, truprojat e aktoreve vrapuan, e kapën dhe e rrahën.
“Jam shumë i thyer psikologjikisht, shumë i shqetësuar. Kam vuajtur dhunë të pazakontë dhe kam ngritur një padi kundër tyre. Kur dolën dhe po hipnin në një makinë, dyert u mbyllën dhe u çmendën. U përplasa tek taksia ime. Ishte e tmerrshme. Kamera fluturoi dhe pashë kockën e dalë, të gjakosur dhe nuk mund të lëvizja krahun tim. Humba ndjenjat,”-tha fotografi.
Agresorët u identifikuan si Jac Rhys Hopkins dhe Josey McNamara, ndërsa Ortega duhet të qëndrojë i shtruar në spital për të paktën një javë në spital. Për momentin krahu i tij është në allçi dhe sipas mediave argjentinase do të operohet.
Lajmi ka shkaktuar shqetësim në shoqërinë argjentinase dhe është pjesë e debateve në rrjetet sociale. Për momentin, burri është duke pushuar dhe në pritje të një ndërhyrjeje të ardhshme kirurgjikale.