Trupi i Valentina Mamajt merret nga familjarët. Shtëpisë ku jetonte çifti i vihet kyçi
Shtëpia ku e ndjera Valentina Mamaj jetonte me bashkëshortin që i mori jetën, Petrit Mamaj është e mbyllur një ditë pas aktit ndaj 50-vjeçares.
Varrimi i saj do të bëhet në shtëpinë e prindërve në Levan të Fierit. Fqinjët komentojnë pozitivisht për çiftin dhe thonë se ata nuk kanë pasur konflikte të mëparshme me njëri tjetrin.
Kanë qenë vetë të afërm të familjes Vruzhaj ata të cilët kanë vendosur që trupi i pajetë të prehet në Levan, duke e larguar nga shtëpia ku Petrit Mamaj, bashkëshorti i saj me të cilin kishte edhe dy fëmijë, i mori jetën.
Edhe pse ky i fundit fillimisht gënjeu dhe deklaroi se bashkëshortja ia kishte bërë vetes, provat e grumbulluara dhe kqyrja e trupit të gruas kanë faktuar të kundërtën.
Madje edhe disa gërvishtje në trupin e autorit kanë bërë që të ndryshoj e gjithë dinamika e ngjarjes. Vetë autori i dyshuar Petrit Mamaj ka pranuar autorësinë në policinë e Fierit duke i cilësuar si motive të dobta shkaqet që e cuan drejt këtij akti.
56 vjecari Petrit Mamaj përballet me akuzën dhe pritet të dalë përpara togave të zeza, ndërsa trupi i pajetë i 50-vjecares do të prehet në varrezat e Levanit.