Trupat e bashkëshortëve shqiptarë u gjetën në katër valixhe/ Mediat italiane japin të tjera detaje tronditëse: Nusja e djalit i vrau, pasi ishte shtatzënë me…
Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me vrasjen në mënyrë makabre të çiftit shqiptar në Itali, Shpëtim dhe Teuta Pasho, trupat e të cilëve u gjetën të copëtuar në 4 valixhe.
Mediat italiane kanë publikuar pjesë nga dosja hetimore, ku dyshohet se Elona Kalesha, e cila është arrestuar në dhjetor të vitit të kaluar mund t’i ketë ekzekutuar për të parandaluar çiftin që të zbulonin se ishte duke pritur një fëmijë nga një burrë tjetër, pasi kishte tradhtuar djalin e tyre.
Ky është pretendimi i akuzës italiane, bazuar në hetimet e kryera nga policia dhe prokurorja e çështjes.
Sipas asaj që u konstatua nga prokurori, gruaja dyshohet se kishte kryer një abort në një spital në Firence në Tetor 2015, disa ditë para zhdukjes së çiftit Pasho.
Mëngjesin e sotëm, gjatë seancës prokurorja Ornella Galeotti paraqiti dokumente të reja, përfshirë raportin e marrjes në pyetje të Taulant Pashos. Sipas saj, burri ka deklaruar se ai kurrë nuk e dinte për shtatzëninë e 36-vjeçares, duke mohuar se ai mund të ishte babai, pasi ka qenë në burg.
Gjithashtu në bazë të asaj që u mësua, disa të afërm të Teuta Pashos do të kishin raportuar te hetuesit se disa ditë para se të zhdukej gruaja kishte shprehur dëshirën për të folur me djalin e saj për diçka që kishte të bënte me Elonën dhe se ai do të kishte për të zgjedhur mes familjes dhe të dashurës së saj.
Ndërkohë, seanca u shty për në 20 shtator me kërkesë të palës mbrojtëse, e cila kërkoi kohë për tu njohur me provat e reja të prokurorisë.
Avokatët mbrojtës gjithashtu kanë kërkuar lirimin e 26-vjecares, me arsyetimin se ADN-ja e saj nuk u zbulua në dorezat e valixheve, ku ishin fshehur eshtrat e çiftit.