Trup si të Bebe Rexhës, ushtrimet që praktikon këngëtarja

Ajo jo rrallë herë e ka thënë që ndjehet shumë e kënaqur me format e saj trupore dhe se i pëlqen shumë të jetë ashtu “më e bëshme”. Këngëtarja Bebe Rexha e ka thënë se i pëlqen edhe të hajë shumë dhe s’e ka ndërmend t’ia ndali vetes ushqimet. Por ajo gjithsesi, kujdeset që fizikisht të jetë në formë, shkruan Prive. Këngëtarja madje ka publikuar një video ku shihet duke i bërë ushtrimet e mëngjesit dhe aty prezanton se cila është disiplina që ajo ndjek, për një trup të bëshëm por gjithsesi në formë!