Trump jep intervistën e parë pas atentatit: Fjalimi në Konventën Republikane do të jetë ndryshe! Ja mesazhi që do t’i përcjell Amerikës dhe Botës
Ish-Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka dhënë intervistën e parë pas atentatit me armë zjarri, ku ai mbeti i plagosur në veshin e tij të djathtë.
Në një intervistë për Washington Examiner, ai u shpreh se fjalimi i tij do të ishte mbresëlënës.
“Sikur përpjekja për vrasje të mos kishte ndodhur, ky do të kishte qenë një nga fjalimet më të pabesueshme që synonte kryesisht politikat e Presidentit Joe Biden”, tha ai.
“Sinqerisht, tani do të jetë një fjalim krejt ndryshe dhe do të jetë një mesazh uniteti për vendin dhe botën”, tha ai.
“Është një shans për të bashkuar vendin. Mua mu dha ai shans.”
Avioni i tij u ul në aeroportin Milwaukee dje në mbrëmje. Ai ngriti një grusht në shkallët përpara se të udhëtonte me autokolonën e tij, i brohoritur nga mbështetësit, për në një hotel.
Donald Trump tha të dielën se ishte “më e rëndësishme se kurrë ndonjëherë” që vendi të qëndrojë i fortë, i vendosur dhe të mos lejojë që të triumfojë e keqja.
“Faleminderit të gjithëve që më mbajtët dje në mendimet dhe lutjet tuaja, pasi ishte vetëm Zoti që parandaloi që të ndodhte më e paimagjinueshmja”, tha ai në platformën e tij të medias sociale, Truth Social. “Ne NUK DO TË FRIKËSOHEMI, por do të qëndrojmë të vendosur në Besimin tonë dhe Sfidues përballë Ligësisë”, shkroi ai.
tpz.al