Trump e merr me të kërcyer çlirimin nga COVID-19, çudit turmën në Pensilvani (VIDEO)

Presidenti i SHBA, Donald Trump, pas shërimit nga COVID-19 ka çuditur turmën e njerëzve në Pensilvani pasi ka nisur duke kërcyer nën tingujt e YMCA.

Pavarësisht shtrimit në spital për 4 ditë, presidenti amerikan vijon të jetë optimist për zgjedhjet e 3 nëntorit.

Kësaj radhe presidenti amerikan ka tërhequr sërish vëmendjen duke kërcyer në skenë dhe u pa se ishte vërtet në shumë humor.