Truke për vajzat e shkurtra/ Si të dukesh e gjatë me të sheshta
Këpucët e sheshta janë më komodet dhe të preferuarat, por ku je 1.60 m e gjatë të duket sikur duhet të veshësh taka për t’u vënë re. Mos u shqetëso, sepse truku nuk qëndron te centimetrat e takës së këpucës, por te stili i veshjes! Gjeni këpucët e preferuara të sheshta dhe ndiqni këto kombinime, sipas IconStyle.
Truku 1
Kur zgjidhni stilin e pantallonave merrni ato me gjatësi deri te kyçi i këmbës. Kombinojini me këpucë që kanë prerjen V.
Truku 2
Këpucët me rripa sipër, zgjidhni t’i kombinoni me veshje të shkurtra, por që janë të mbyllura në pjesën e qafës.
Truku 3
Shtoni volum në gjysmën e sipërme të trupit me një pulovër, ndërsa këmbët do të duken më të gjata me pantallonat e ngushta.
Truku 4
Fundet ose fustanet zgjidhini me një të çarë anash apo përpara.
Truku 5
Mënyra më e thjeshtë si të dukesh më e gjatë është duke veshur rroba me dizajnin e vijave vertikale.
Truku 6
Vishuni me të njëjtën ngjyrë nga koka te këmbët.
Burimi: WhoWhatWear