Tronditet Greqia!/ Dyshohet se vrau tre vajzat e mitura, në pranga nëna 33-vjeçare (Fotot)
Pasi është thirrur në prokurori, policia greke ka arrestuar mbrëmjen e së mërkurës një nënë 33-vjeçare, pasi dyshohet se ka vrarë vajzën e saj 9-vjeçare.
Bëhet fjalë për historinë e frikshme që diskutohet dy muajt e fundit në vend dhe ka shokuar opinionin publik, të një familjeje në Patra së cilës i kanë vdekur brenda një periudhe kohore të shkurtër prej dy vite e gjysmë, tre vajza, përkatësisht 6 muaj, 3,5 vjeç dhe 9 vjeç.
Për disa javë organet e hetuesisë dhe ato mjekësore kanë kryer hetimet përkatëse ,pasi kishte dyshime për mënyrën se si një familje mund të humbë tre fëmijë kaq shpejt,ndërsa prindërit, sidomos nëna e fëmijëve, ka mbrojtur tezën se ato kanë pasur probleme shëndetësore.
Por në një prej rasteve që po hetohet i pari, ka rezultuar që Georgina, një prej 3 vajzave të familjes, ka vdekur në spital në prill të vitit 2019 dhe hetimet për shkaqet patologjike të vdekjes së saj dhe ekzaminimi toksikologjik pas vdekjes të kryera tani, treguan se ajo kishte marrë ketaminë, një medikament i dyshimtë dhe një ilaç anestetik që përdoret shpesh në operacionet e kafshëve, ilaç që nuk ishte i rekomanduar nga mjekët e saj kurues.
Dy vajzat e tjera të familjes kanë vdekur gjithashtu në maj tw vitit 2021 dhe janar të 2022 në rrethana misterioze, teksa po trajtoheshin në spital duke bërë që të ngjallen dyshime dhe organet përkatëse të fillojnë hetimet dhe të zbulojnë çdo ditë hollësi për këtë rast.
Nëna, Rula Pispirigou është arrestuar në qytetin e Patrës dhe është dërguar në Prokurorinë e Athinës ku i janë dhënë edhe akuzat përkatëse.
Çështja në fjalë që ka tronditur opinionin publik grek, është nga më të diskutueshmet jo vetëm orët fundit në mediat vendase, të cilat prisnin rezultatet e ekzaminimeve të mjekëve , ndërsa diskutohej çdo ditë e me shumë se nëna ishte autorja e vrasjes së fëmijëve të saj, duke komentuar edhe se vuante nga sindroma Munchausen.
Bëhet fjalë për një çrregullim të shëndetit mendor, gjatë të cilit kujdestarët e një personi të dobët, një fëmijë, një person me aftësi të kufizuara ose një person i moshuar sillen si person që ka përgjegjësinë për sëmundjen e tyre, një sëmundje fizike ose mendore.
Top Channel