Tronditet Gjermania: Shkrimtarja e famshme gjendet e vrarë në Hamburg, dyshohet se është dhunuar për vdekje

Alexandra Fröhlich, një nga shkrimtaret më të njohura gjermane, është gjetur e vdekur në Hamburg në rrethana të dyshimta. 58-vjeçarja, autorja e disa romaneve bestseller, u gjet pa jetë të martën në mëngjes në një varkë pranë shtëpisë së saj në zonën Holzhafen, përgjatë lumit Elba.

Policia ka nisur hetimet për vrasje, pasi trupin e Fröhlich e zbuloi djali i saj. Sipas autoriteteve, ajo ka vdekur midis mesnatës dhe orës 5:30 të mëngjesit. Një zëdhënës i policisë tha për mediat lokale se “pas vlerësimit të gjurmëve dhe provave, besohet se gruaja ka humbur jetën si pasojë e dhunës”.

Aktualisht hetuesit janë në kërkim të të dyshuarve të mundshëm dhe po shqyrtojnë nëse autori mund të ketë qenë dikush që e njihte viktimën.

Fröhlich kishte nisur karrierën si gazetare në Ukrainë, ku themeloi një revistë për vajza në Kiev. Më vonë, ajo punoi si gazetare e pavarur në Gjermani dhe më pas u përkushtua shkrimit të romaneve. Librat e saj arritën sukses të madh, duke hyrë në listën prestigjioze të bestsellerëve të revistës Der Spiegel.

gazeta-shqip.com