Tronditet bota e Wrestling: ish-kampioni i WWE Bray Wyatt humb jetën vetëm 36 vjeç
Bray Wyatt, i lindur në Windham Rotunda, superylli i WWE, ku ishte edhe kampion në vitin 2017, ka humbur jetën në moshën 36-vjeçare. Një humbje e papritur dhe që ka tronditur botën e Wrestling.
BRAY WYATT NDAHET NGA JETA PAPRITUR
Vdekja e Wyatt u njoftua në mediat sociale përmes një mesazhi të postuar në Twitter nga ish-wrestleri amerikan Paul Michael Levesque, i njohur më mirë si Triple H: “Sapo mora një telefonatë nga Hall of Fame i WWE. Mike Rotunda (babai i Bray red ) na informoi për lajmin tragjik se anëtari i përjetshëm i familjes WWE, Windham Rotunda – i njohur gjithashtu si Bray Wyatt – ndërroi jetë papritur sot”, thuhet në postim. Triple H më pas kërkoi të respektohet privatësia e të dashurve të wrestlerit: “Mendimet tona janë me familjen e tij dhe kërkojmë nga të gjithë që të respektohet privatësia e tyre në këtë moment”.
SHKAKU I VDEKJES SË BRAY WYATT
Gazetari i Fightful.com Sean Ross Sapp ndau më shumë informacione rreth shkakut të vdekjes. “Më është dhënë leja të zbuloj se në fillim të këtij viti Windham Rotunda (Bray Wyatt) ishte sëmurë me Covid. E kjo i kishte shkaktuar atij një problem me zemrën”, thuhet në Twitter.
“Që atëherë, ishin bërë përparime të konsiderueshëm përsa i përket kthimit dhe shërimit të tij. Por, për fat të keq, sot ai pati një atak në zemër dhe ndërroi jetë”. Wyatt ka lënë pas ish-gruan e tij, Samantha Rotunda dhe dy vajzat e tyre. Si dhe partneren e tij të re, JoJo Offerman, me të cilën ka pasur dy fëmijë.
Lapsi.al