Tronditet bota e muzikës/Ndahet nga jeta në moshën 28-vjeçare Avicii
DJ me origjinë nga Suedia, Avicii, emri i vërtetë i të cilit është Tim Bergling, u nda nga jeta ditën e sotme në moshën 28 vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga publicistja e tij e cila në deklaratën e lëshuar shkruan: “Me dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Tim Bergling i njohur si Avicii. Ai u gjet i vdekur në Muscat, Oman ditën e sotme. Familja është në gjendje shumë të keqe, prandaj kanë kërkuar që mediat të tregojnë respekt për dhimbjen e tyre në këto kohë të vështira. Për këtë arsye nuk do të jepet asnjë deklaratë tjetër.” Arsyeja ende nuk bëhet e ditur, por thuhet që Dj me famë botërore vuante nga një sëmundje prej kohësh, shkruan Who. Bota e muzikës është tronditur nga ky lajm dhe të shumtë janë ata që kanë shprehur ngushëllimet e tyre për këtë humbje të rëndë në botën e muzikës.