Tronditet bota e futbollit, Davide Astori mund të jetë vrarë

Pak pas lajmit tragjik të vdekjes sē kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, u tha se kishim të bēnim me arrest kardiak, që i kishte marrë jetën në gjumë në dhomën e hotelit. Por pista tjetër e hetimit që është ngritur mbi kë vdekje të papritur është ajo e vrasjes.Kur kanë kaluar pak më shumë se 24 orë nga ngjarja është ngritur kjo hipotezë e re për vdekjen e Astorit.Shefi i hetimeve, për mediat italiane ka konfirmuar këtë version.
“Kemi hapur një procedim penal me hipotezën e vrasjes së tij, dhe kemi përgatitur autopsinë që do ta bëjmë publike së shpejti. Për momentin nuk kemi emra konkretë”, tha shefi i hetimeve për mikrofonin e “Radio Rai”.