Tronditëse/ Qëlloi me armë mbi Noizyn para disa vitesh, Albert Krasniqi vritet nga babai i tij në qendër të Prishtinës
Rreth orës 17:00 të pasdites së sotme një vrasje ka ndodhur në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.
Pasi policia ka marrë njoftimin për të shtënat e raportuara, është nisur me urgjencë në vendngjarje, ku ka arrestuar një person si të dyshuar dhe është konfiskuar një armë e cila mendohet të jetë arma e perdorur në vrasje.
Sipas mediave kosovare viktima është personazhi i njohur i shoëbizit Albert Krasniqi dhe personi që e ka qëlluar mbi të është babai i tij, Skënder Krasniqi, një ish luftëtar i UÇK-së.
Në lidhje me ngjarjen ka reaguar dhe policia e Kosovës e cila ka bërë me dije ngjarjen e rëndë por nuk ka konfirmuar ende identitetin e viktimës.
“Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen.
Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti”, konfirmon policia.
Albert Krasniqi ishte i martuar me ish-missin e Kosovës Besa Gashi, por së fundmi ata i dhanë fund martesës së tyre. Nga martesa e tyre ata kanë edhe një vajzë.
Kujtojmë se Krasniqi është arrestuar disa vite më parë si i përfshirë në konfliktin mes grupeve rivale të Hip Popit ‘OTR’ dhe ‘Babastars’, ku gjatë një përleshjeje fizike në Prishtinë ai qëlloi me armë mbi këngëtarin e njohur Noizy.
Motivet e ngjarjes që shokoi kryeqytetin mbeten akoma të panjohura, ndërsa Alberti dhe babai i tij njihen si biznesmen të njohur në Kosovë.