
Tronditëse/ Masivi i dheut e zuri poshtë gjashtë ditë më parë, gjendet i pajetë trupi i punëtorit 29 vjeçar Ardit Beshiri
Ekipet e kërkim shpëtimit kanë gjetur pas gjashtë ditësh trupin e pajetë të Ardit Beshirit.
Manovratori 29 vjeçar ishte duke punuar në një kantier të hapur për zbulimin e kromit, në pronësi të një kompanie kineze në Klos, kur masivi i madh i dheut e zuri poshtë. Mesohet se jane gjetur pjesë të trupit të pajetë të Ardit Beshirit
Gjashtë ditë me radhë, banorët e fshatit, ekipet e Forcave të Armatosura dhe një njësi speciale nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, kanë kërkuar për trupin e të riut.
Paraditen e kësaj të premte, gjatë gërmimeve në masivin e inerteve, trupi i 29 vjeçarit është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit.
Ai do t’i dorëzohet familjes Beshiri, e cila çdo ditë i bënte apel shtetit që të kishte trupin e birit dhe një varrë ku të çonin lule.
tpz.al