Tronditëse/ Biznesmenia e njohur vetëvritet bashkë me foshnjen e saj, hidhet nga lartësia

Një ngjarje e rëndë është raportuar së fundmi. Një biznesmene e njohur është vetëvrarë duke u hedhur nga lartësia e ndërtesës bashkë me vajzën e saj.

Viktima është biznesmenia Luo Lili dhe ngjarja ka ndodhur në Hong Kong. Dyshohet se ajo vuante nga depresioni pas lindjes dhe kjo gjendje mund ta ketë çuar drejt vetëvrasjes.

Lili është gjetur e pajetë me vajzën e saj para apartamentit. 34 vjeçarja vinte nga një familje e pasur dhe në vitin 2014 themeloi kompaninë e saj TriBeluga.

Miliarderja njihej me personazhe publikë, si Rita Ora dhe Hillary Clinton. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave që çuan miliarderen në vetëvrasje.