Trondit me rrëfimin detektivja Shkënda Lili: Si donin të më rrëmbenin vajzën

Pak ditë më parë në media u publikua lajmi i tentativës për rrëmbim të një vajze 7-vjeçare pranë pallatit ku banonte. Bëhet fjalë për vajzën e mitur të detektives private Shkënda Lili.

Ngjarja fatmirësisht u shmang në kohë falë ndërhyrjes së menjëhershme dhe vigjilencës së nënës.

Vetë detektivja ka rrëfyer në Top Story ngjarjen tronditëse, duke deklaruar se ngjarja nuk ka lidhje me punën e saj.

Ajo ka treguar se vajzën e ka lënë vetëm 30 sekonda vetëm kur ka shkuar në shtëpi ti merrte një rrobë, por ka qenë vajza e cila në citofonin e shtëpisë i ka treguar se po e rrëmbenin.

Ajo rrëfen më tej se ka zbritur me shpejtësi dhe se nga këqyrja e pamjeve të kamerave pa një grua të veshur normalisht, me një bukë në dorë që e kishte tërhequr dhunshëm vajzën e saj.

E mitura kishte mundur të largohej për të lajmëruar të ëmën.

Pas ndjekjes me detektivët e saj privat dhe policinë, zbuloi se bëhej fjalë për një grua me probleme mendore, e njëjta që doli tetë muaj më parë në pamje në një supermarket teksa merr një fëmijë të vogël dy vjeçar.

Ky rast ka rikthyer në vëmendje një temë që shpesh mbetet në hije: siguria e fëmijëve në hapësirat publike dhe kërcënimet gjithnjë e më të sofistikuara që i rrethojnë ata.

Rasti vjen në një kontekst kur prindërit shqiptarë janë gjithnjë e më të ekspozuar ndaj sfidave që sjell rritja e fëmijëve në një realitet ku teknologjia, mungesa e kontrollit institucional dhe kriminaliteti përplasen në mënyrë të rrezikshme.

voxnews.al