Triumfi i veçantë në Fest 59′, Olti Curri realizon “tripletën”!

Mbrëmjen e djeshme Anxhela Peristeri u shpall fituese e Fest 59′, që do të thotë se kënga e saj “Karma”, do të na përfaqësojë në Eurovision-in e 2021, që do të zhvillohet në Rotterdam. Kjo ishte hera e parë për artisten që shpallej fituese e festivalit të rëndësishëm muzikor, por jo vetëm për të.

Ky isthe një triumf i veçantë edhe për ekipin e saj, që tashmë mund ta quajmë me plot gojën “”ekip fitues”, ku përfshihet kompozitori Kledi Bahiti dhe tekstshkruesi Olti Curri. Pikërisht ky i fundit me fitoren e djeshme, arriti që të realizojë “tripletën” e kompeticioneve shqiptare të muzikës.

Kështu Olti tani është zyrtarisht fitues i “Top Fest”” (dy herë me këngët e Besa Kokdhimës dhe Samanta Karavellës), “Këngës Magjike” (pikërisht me Anxhela Peristerin dhe Kledi Bahitin) dhe i “Festivalit të Këngës”. Pas triumfit të djeshëm ai u shpreh se ka punuar me shpirt dhe i frymëzuar për këngën “Karma”, duke qenë se bashkëpunëtorët e tij janë qënie që jetojnë për muzikën.

“Tripleta” i jep një vend special Oltit mes tekstshkruesëve dhe artistëve shqiptarë, ndërsa kujtojmë se e vetmja këngëtare që e ka arritur më parë është Eneda Tarifa. Shumë urime dhe sigurisht suksese në Rotterdam për “grupin”!

/News31