Tristan Thompson humb të ëmën, Khloe, Kim dhe Kris nisen urgjent për t’i qëndruar pranë

Ndoshta Khloe dhe Tristan nuk i kanë marrëdhëniet dhe aq të mira në dashuri, por siç duket në raste të vështira i qëndrojnë njëri-tjetrit pranë.

Khloe së bashku me nënën e saj, Kris Jenner dhe motrën Kim Kardashian kanë fluturuar për në Toronto pasi kanë marrë vesh lajmin e ndarjes nga jeta të nënës së Tristanit. Ato do të jenë të pranishme gjatë varrosjes së nënës së basketbollistit.

Deri më tani është konfirmuar se Thompson ka planifikuar dhe paguar për të gjithë shërbesën, e cila do të jetë edhe një përkujtim i bukur dhe intim i jetës së nënës së tij. Sipas burimeve, Khloe ishte e afërt me nënën e Tristan dhe humbja e saj ishte e trishtë dhe e papritur për të gjithë.