Trishtuese! Pak javë pas Arben Dukës, ndërron jetë edhe djali i tij 35 vjeç
Pak javë pasi arti shqiptar ishte në zi nga humbja e poetit të njohur Arben Duka, një tjetër ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në familjen Duka.
Denis Duka, i biri i Arben Dukës, vetëm 35 vjeç ka ndërruar jetë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për shkak të një infarkti, shkruan gazeta “Drita”.
Denis Duka ishte i martuar, kishte një vajzë dhe jetonte prej vitesh në SHBA. Lajmin e kanë bërë të ditur miqtë e tij të shumtë në rrjete sociale.
Kush ishte Arben Duka? Ai lindi në Labovë të Gjirokastrës. Mbaroi Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Është një ndër letrarët me e biografinë më të pasur letrare dhe artistike në vend. Është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara deri në pesë herë.
Është bashkautor në rreth tre mijë këngë të të gjitha zhanërve duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetra çmime si autor dhe bashkautor në gjininë e këngës, ku spikasin 7 çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radiot Televizionin Shqiptar.
Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristik dhe satirikë në shumë të përditëshme dhe periodike. Ka mbuluar për rreth shtatë vjet “Intervistat e Kaso Kosës” në gazetën “Intervista” duke qënë i spikatur dhe në prozë në këtë fushë. Por Duka është më së shumti një poet lirik.
Duka sot është ndër poetët më të lexuar shqiptarë. Ai, me stilin dhe talentin e tij. ka arritur ta mbrojë me dinjitet të drejtën e të vërtetën. Puna e tij e përkushtuar dhe kontributi që i ka dhënë letërsisë shqipe në përgjithësi.