Trim Jetullahu vjen me romancë dashurie në klipin e ri

Këngëtari nga Kosova, Trim Jetullahu po përgatitet të kthehet në muzikë me një klip të ri. Artisti e ka dhënë vetë lajmin për këngën e re, fabula e së cilës i dedikohet një romance dashurie. Herë duke folur në telefon dhe pastaj duke ecur i përqafuar me një vajzë janë dy nga skenat e klipit të ri të Trim. Sezonin e kaluar Jetullahu ishte pjesë e ekranit shqiptar pasi konkurroi çift me Xhensila Peren, në garën VIP të kërcimit “Dance with me”.