Trim Jetullahu: “Kalova natën me një vajzë por s’ia mbaj mend emrin”

Këngëtari i Trim Jetullahu është shumë i pëlqyer nga publiku për këngët e tij.Ai është vazhdimisht aktiv me këngë të reja, gjersa është shumë i ndjekur edhe në rrjetet sociale. Së fundmi, Jetullahu ka qenë i ftuar në intervistën më të shkurtër 60 sekondëshe të emisionit “Prive”. Ai tregoi se nuk është në lidhje dhe se pamja e jashtme i ka ndihmuar në karrierë. I pyetur nëse ka kaluar natën me ndonjë vajzë që s’ia mban mend emrin, ai u përgjigj duke thënë “Po”, shkruan Telegrafi. Ndërsa në pyetjen provokuese se a e ka refuzuar atë ndonjë femër e estradës, Trimi u përgjigj se kjo gjë nuk ka ndodhur asnjëherë. Dhe në pyetjen e fundit se nëse do kryente marrëdhënie seksuale për çështje interesi, këngëtari e mohoi këtë opsion.