Triksa u nda sot nga Donaldi, Anaid Kaloti i kundërvihet keq ish-shokut: Mashkull pa shtyllë kurrizore
Ish-banori i Big Brother 6, Anaid Kaloti, i cili u shpall dhe fitues i atij edicioni, ka reaguar për ndarjen e Beatrixës dhe Donaldit.
Anaidi ishte ai që i bëri surprizën Donaldit me parashutën me ‘Spiderman’ dhe me thënien e famshme “Dashuria nuk është një sekret”.
Ky ka qenë dhe një nga momentet më të vështira të Trixës në shtëpi, pas kësaj surprize që Donaldit iu dedikua për lidhjen e tij me Borën, në ditëlindjen e Borës.
Mirëpo, diçka ka ndodhur mes Anaidit dhe Donaldit pas daljes së këtij të fundit nga shtëpia. Donaldi i ka bërë “unfollow” në Instagram Anaidit dhe nuk është kuptuar ende arsyeja përse.
Kjo duket si nuk i ka pëlqyer ish-fituesit të BB, i cili pas lajmit të sotëm që Trixa është ndarë me Donaldin, Anaidi ka dalë pro këngëtares dhe e ka konsideruar Donaldin si mashkull pa shtyllë kurrizore.
Postimi i plotë i Anaidit:
“Kur unë flisja të vërtetën, ju që jeni mësuar të gënjeni veten më hidheshit kundra. Më vjen mirë që Beatrix nuk ngjan me disa nga ju! Ne Shqipëri gjen pafund meshkuj pa shtyllë kurrizore, që gjithmonë shënjestrojnë një femër dhe i vënë gishtin në plagë, që t`i tregojnë shokëve çfarë ngjyre ka gjaku. Ca të përhumbur, ca të tjerë të përkulur…. Qytetarinë nuk e blen dot lirë, për sa kohë në pazar shiten vetëm produkte fshati!”