Tri vjet të dashuruar, bashkëshorti surprizon Adelina Tahirin

Lidhjen e kanë bërë publike vetëm vitin e kaluar, kur edhe u kurorëzuan me martesë.

Adelina Tahiri dhe bashkëshorti i saj, biznismeni maqedonas Markov, u bekuan me një djalë vetëm para një muaji.

Ata kanë tri vjet që janë në lidhje megjithatë një kohë të gjatë këngëtarja e mbajti të fshehur nga publiku këtë detaj tejet të rëndësishëm të jetës së saj.Derisa dje dyshja kanë festuar tre vjetorin e lidhjes, Markov e ka befasuar Adelinën me trëndafila të kuq e sigurisht edhe me ndonjë dhuratë super të shtrenjtë, të cilën këngëtarja nuk e ka bërë publike, shkruan Prive.