Trey Songz, i infektuar me Covid-19

Reperi Trey Songz ka treguar së fundmi se ka rezultuar pozitiv me coronavirus.

Reperi e ndau lajmin me ndjekësit përmes një postimi në rrjetin e tij social ,Instagram. “Këtu me një mesazh të rëndësishëm që ju duhet të dini se kam rezultuar pozitiv me COVID-19”, tha reperi.

Kam bërë disa teste pasi kam një djalë të vogël në shtëpi, kështu që kam bërë teste të njëpasnjëshme dhe fatkeqësisht këtë herë rezultova pozitiv”.

“E kam marrë këtë seriozisht”, vazhdoi Songz, duke qenë se 1 prej 1000 njerëzve me ngjyrë kanë vdekur nga ky virus.

“Do të vetë-izolohem dhe do qëndroj në shtëpi derisa të shoh ndonjë shenjë negative”.

Trey gjithashtu deklaroi se gjyshi i tij vdiq në fillim të vitit dhe ai beson se shkaku i vdekjes së tij ishte coronavirusi.