Trendy i vajzave të nxehta të showbizit, Flaka Krelani dhe Xhensila Seferi “shkrijnë” dëborën me pozat në bikini

Modelja Xhensila Seferi dhe këngëtarja Flaka Krelani kanë tërhequr vëmendjen me guximin e tyre për të pozuar me bikini në mes të dëborës dhe carit.

E para që e ka sjellë në trend këtë modë të re është Xhensila që dimrin e kaluar, për t’u pasuar këto ditë janari 2022 nga këngëtarja nga Kosova që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Flaka Krelani. Për bikinit në dimër, pasionet, dëborën, ndërrimin e stinëve apo shteveve, ju zbulojmë disa sekrete të të vajzave të guximshme të showbizit, Xhensilës dhe Flakës.

XHENSILA SEFERI: TË SFIDOSH TEMPERATURAT ËSHTË NJË ADRENALINË MË SHUMË

E pyetur nga “Panorama Plus” për foton në dëborë, Xhensila tregon: “Pozat në borë? Të sfidosh temperaturat është një adrenalinë më shumë. Zakonisht, miksimi i ambjentit, natyrës dhe ngjyrave është ai që e bën fotografinë më të bukur”.

Si një nga modelet më të ndjekura në rrjetet sociale, ndër të tjera Xhensila tregoi: “Vitin e Ri e kalova sigurisht në familje. Koha me familjen nuk ka çmim dhe është e bekuar, sidomos duke ditur se jetojmë në kohë të vështira. Ngrohtësia e familjes është diçka të cilën asgjë nuk ta zëvendëson. Nga ky Vit i Ri, pres që të kurorëzoj me sukses shumë objektiva që kam vendosur dhe jam e bindur se do t’ia dal!”.

E diplomuar për drejtësi, blogerja që njihet për postimet e saj të bukura në “Instagram”, ka rrëfyer për “Panorama Plus” sa real është virtualiteti kur vjen puna te lumturia. Pyetjes se cila stinë e inspiron më shumë, është tip vere apo dimri, ajo përgjigjet: “Natyrisht, vere. Por këto vitet e fundit sikur edhe dimri po bëhet shumë ‘i ngrohtë’ në gjendjen time emocionale dhe përjetuese”.

Sa për jetën si blogere, ajo thotë: “Një jetë fluide që rrjedh vazhdimisht dhe nuk ndalet. Jo më kot thonë që kush ndalon, është i humbur. Rëndësi ka që të jesh gjithmonë gati për sfida të reja dhe për të bërë atë që ke më shumë qejf. Sepse me pasionin nuk humbet kurrë!”.

Për disa sekrete të pathëna nga bota e modës ajo thotë: “Pavarësisht nëse është thjesht për përqendrim te vetja ose për një pasion të lindur, bota e modës është një sektor që funksionon në të gjitha aspektet. Dhe modelimi është prova e kësaj. Një profesion i vërtetë për të përgënjeshtruar të gjithë ata që e shohin vetëm si hobi”.

Sa për pushtetin e bukurisë në jetën e përditshme ajo thotë: “Pamja e parë ka rëndësi, sepse është impakti i syve, por fillimisht ajo fiton vëmendjen e mashkullit. Zemrën e fitojnë të tjera gjëra: respekti, sjellja, ndjenja. E rëndësishme është që duhet të jemi gjithmonë vetvetja, të jetojmë dhe të jemi të lumtur”.

Blogerja Xhensila Seferi njihet për pozat e saj me bikini si në dimër dhe në verë. Po cilën do të veçonte si eksperiencën më mbresëlënëse në botën e modelingut?

“Në fakt, që në fillesat e mia modelingun e kam nisur si pasion dhe jo si profesion. E kam ditur që në fillim se rruga ime do të ishte tjetër, ndaj dhe jam fokusuar te studimet për t’u kualifikuar. Mes shkollës për Shkenca Politike dhe një shkolle të dytë për Drejtësi, modelingu ishte pasioni im. Çdo eksperiencë më ka shërbyer për t’u rritur artistikisht.

Fushatat publicitare, daljet në ekran, kompeticionet e bukurisë më kanë formuar në modeling. Nëse do të më duhej të veçoja eksperiencën time në Itali te programi “Raggaza moda e spettacolo”, ku arrita deri te 10 finalistet për t’u bërë pjesë e kopertinës së kalendarit. Ishte tjetër ndjesi, tjetër efekt në ekran. U ndjeva krenare që në një skenë italiane u fol shqip, u vlerësua edhe një herë bukuria dhe aftësia shqiptare”, tregon Xhensila.

FLAKA KRELANI: PAS PERFEKSIONIMIT TË PAMJES: NGA “ETHET” NË MUZIKË TEK “ETHET” ME BIKINI NË MES TË DËBORËS

Kanë kaluar vite që kur këngëtarja 33-vjeçare nga Kosova, Flaka Krelani, u shfaq tek “Ethet” si vajza me imcake me zërin potent. Por tashmë gjërat kanë ndryshuar për Flakën, pasi ajo nuk ndjen ethe as kur pozon me bikini në mes të dëborës, pasi duket super në formë që kur perfeksionoi pamjen.

Flaka ka postuar tre foto në dëborë dhe miqtë nuk kanë reshtuar duke e komplimentyuar e duke i thënë se ajo është “Flaka që e shkrin borën”, pasi duket si kopja e Kim Kardashian. Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, prej kohësh është zhvendosur në SHBA, për të ndjekur atje ëndrrën amerikane. E duket se fati e ka ndihmuar.

Krelani së fundmi ka surprizuar të gjithë ndjekësit e saj teksa ka pozuar për kopertinën e një reviste njujorkeze, që quhet “Surreal”. Ajo shihej e veshur tepër sensuale në të zeza në mes të dëborës, me një stil ndryshe nga Flaka që jemi mësuar të shohim, duke sjellë kështu trendy e vajza të nxehta që dalin me bikini jo vetëm në plazh, por edhe në mes të dëborës. Rikujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Krelani pozon për një revistë të famshme.

Herën e kaluar ajo ka qenë në kopertinën e një reviste të quajtur “My New York”, e kështu duket se Flaka është në hapat e duhur të karrierës dhe nuk mund të jetë më e lumtur se kaq. Ndërkaq, ende nuk thuhet asgjë sa u përket projekteve të saj muzikore. Megjithatë, mendojmë që Flaka me vendosjen në Amerikë ka rezervuar shumë surpriza për fansat.

Ndërkohë, nisur nga disa foto në rrugët e Amerikës me një mikeshë e deri te pozat në kopertinë, ndjekësit po e ngatërrojnë me Kim Kardashian, pasi duket njësoj si ajo. Nuk dihet se si ka arritur Flaka të bëjë këtë pamje dhe look ndër vite, pasi ajo ka preferuar të qëndrojë larg rrëfimeve të tilla, duke u fokusuar te muzika. Artistja e njohur e muzikës shqiptare, Flaka Krelani, ca kohë më parë publikoi projektin e saj muzikor, të titulluar “Ndrysho”.

Që në javën e parë të publikimit, kjo këngë u fut në “The Top List”, falë sugjerimeve të shumta nga ana e publikut. Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Flaka ka shpjeguar mesazhin që përcillte kjo këngë dhe pse kishte vendosur të vijë ndryshe, duke zgjedhur një tematikë të tillë, ndërkohë që për videoklipin tha se është xhiruar për dy ditë. Po pse kjo zgjedhje?

“Sepse nuk mund që ndjenjat që kam për artin dhe muzikën të drejtohen në rrugë, të cilat të imponohen sot në tregun muzikor. Unë jam artiste dhe kam të drejtën të eksploroj pa limit brenda muzikës, këngës, teksteve. Ajo që më vjen, dua ta shpreh qartas pa hezitim dhe pa frikë sepse kjo më bën mua atë që jam sot. Këngë që kanë tematikë të tillë, për qejf dhe dëshirë, do kisha realizuar çdo ditë. Nuk pata dëshirë të filloj listën e projekteve të mia pa filluar me një të tillë. Tema sociale dhe videoklipe të tilla kanë qenë dhe do jenë gjithmonë pjesa ime e preferuar, pavarësisht se te ne nuk hahen! Në repertorin tim do ketë shumë lloje të ndryshme të këngëve, dmth nuk është se nuk jam me kohën, unë i dua të gjitha rrymat e muzikës, por e pashë shumë të arsyeshme të filloj me “Ndrysho”,”- tregoi ajo.

Po cili është mesazhi që përcjell përmes “Ndrysho”? “Mesazhi është për njerëzit që nuk kanë guximin të ndryshojnë. Esenca në jetë është ta pranojmë ndryshimin sepse në këtë mënyrë bota del me një dimension më të ri dhe më guximtar. Përveç kësaj, duhet të familjarizohemi me natyrën e jo të prodhojmë gjëra teknike që na bën të harrojmë natyrën. Ta pranojmë vdekjen si proçes të bukur në jetë dhe t’i vlerësojmë njerëzit sa jemi afër tyre. Të jemi me unikat, se të bashkuar e kalojme cdo furtunë! Të besojmë në të ardhmen, jo vetëm të besojmë, por edhe të punojmë për të. Ta vlerësojmë natyrën si burim kryesor të jetës sonë, por edhe anasjelltas, ta falenderojmë përmes kujdesit ndaj saj, se sado që ne e shkelim, e shfrytëzojmë, ajo prapë na jep një shans!”

Në lidhje me mesazhin që jep në këtë situatë pandemie, ajo thotë: “Bota Na Fal, Sa Herë Që Gabojmë, Me Shpresë Që Një Ditë Cdo Gjë Ta Përmirësojmë! Ikona është Puzzle. Në videoklip esenca është që ka rënë një virus në botë. Të gjithë njerëzit me veprime jo të mira, nuk guxojnë të dalin jashtë sepse po të dalin jashtë në botë, ai virus do t’i mbysë! Ndërsa të tjerë njerëz që kanë bërë gjatë gjithë jetës mirë dhe janë pozitivë, lirshëm mund të dalin. Të gjithë personat që i shihni në videoklip, në të gjithë rrugëtimin që e bëj unë, secili nga ata më japin nga një pjesë të puzzle, që ky puzzle është mesazhi i shpresës, lumturisë. Unë arrij që ta finalizoj puzzle me ndihmën e njerëzve të mirë”.

Në lidhje me jetën në Amerikë ajo ka treguar se ka qenë e angazhuar me një punë tjetër përveç muzikës, ndërkohë që duket se të bërit modele “Instagram”-i është kthyer në hobin e saj të përditshëm.