Trendi më i ri i momentit, të rikthehesh tek “ish-i”
‘Trendi’ i ri i të famshmëve, i rikthimit tek ish-partnerët, është përhapur aq shumë kohët e fundit, sa na është kthyer si një bisedë e përditshme.
Këtë herë bëhet fjalë për Angelina Jolie, e cila kohët e fundit, i shton gjithnjë e më shumë dyshimet, se është rikthyer me ish-partnerin e saj, Jonny Lee Miller.
Ajo është fotografuar dy herë duke shkuar në apartamentin e tij, ku një herë shihet me një shishe vere në dorë, dhe së fundmi është fotografuar me fëmijët e saj pranë apartamentit.
Duke qenë se Jolie për momentin është një grua single, e zhytur ne procedurat komplekse dhe të vështira të divocit me Brad Pitt, nga ana tjetër edhe Jonny Lee Miller është single, kështu të gjithë po dyshojnë se ka një rikthim midis tyre.
Jolie dhe Miller, kanë filluar të dalin bashkë në vitin 1995 gjatë xhirimeve të filmit ‘Hackers’ dhe u martuan në 1996-ën, si dhe më pas u divorcuan në 1999.
Sipas People, Jolie dhe Miller kanë mbetur miq të mirë gjatë këtyre viteve.
Jolie dikur ka thënë se divorci nga Miller, ishte ndoshta gjëja më idiote që kishte bërë ndonjëherë…