
Trejsi Sejdini fitoi zemrat e ndjekësve, por kurorën e “Miss Universe” e fitoi një tjetër vajzë
Mbrëmjen e djeshme është mbajtur në Tajlandë finalja e “Miss Universe”, një kompeticion bukurie ku morën pjesë 94 shtete nga e gjithë bota. 24-vjeçarja Catriona Grey nga Filipinet ishte ajo që mori kurorën e “Miss Universe 2018”. Ndërkohë shoqëruesja e parë e Miss-it u shpall Tamaryn Green nga Afrika dhe shoqëruesja e dytë Sthefany e nga Venezuela. Catriona Grey bëhet filipinasja e katërt që sjell në shtëpi titullin e lakmuar nga shumë vajza. Ndërsa kujtojmë se këtë vit, Shqipëria përfaqësohej nga Trejsi Sejdini, e cila në votimet online ishte ndër më favoritet për të marrë kurorën.
