Tregoi gishtin e mesit pas rezultatit në Eurovision, por francezja thotë se është keqinterpretuar
La Zarra, këngëtarja që përfaqësoi Francën në Eurovision 2023, me këngën “Evidemment”, nuk e priti aspak mirë rezultatin e dobët përfundimtar.
Kur kamera iu drejtua këngëtares, ajo bëri një gjest të pahijshëm duke ngritur gishtin e mesit. Momenti u bë viral në rrjet, por La Zarra ka sqaruar se gjesti i saj është keqinterpretuar.
“Jam e lumtur që kam përfaqësuar Francën dhe botën frëngjishtfolëse në përgjithësi. Dua të sqaroj se nuk kisha ndërmend të ofendoja askënd me atë gjest. Ishte thjesht një shenjë zhgënjimi. Asgjë më shumë se kaq. Nuk kishte asnjë qëllim për të provokuar apo ndezur polemika. Më vjen shumë keq nëse kjo u keqinterpretua”, tha këngëtarja.