Tre vite nga sherri i bujshëm, Noizy dhe Oriola Marashi habisin me deklaratat për njëri-tjetrit
Reperi Noizy dhe modelja Oriola Marashi kanë pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë kur ajo ishte pjesë e grupit OTR. Por marrëdhënia mes tyre u kris në 2019, kur ata fshinë fotot nga Instagrami dhe nuk ndiqeshin më me njëri-tjetrin. Madje në media në atë kohë u përfol se ishin zënë.
Edhe pse nuk dihet ende se çfarë ndodhi mes tyre, Noizy ka folur shumë mirë për Oriolën. Në një intervistë së fundmi për “Why not” ai tha se nëse do ishte çun Oriola do ishte shoku i tij më i ngushtë.
“Oriolën e kam shumë përzemër. Po të ishte çun do ishte shoku im më i ngushtë. Është gocë fantastike. Zemrën që ka Oriola nuk e ka asnjë gocë tjetër. E ke për çfarëdo lloj gjëje e problemi. Kemi ndenjur disa vite bashkë, është si çun, është gallat. Është modelja më e mirë që kemi”, u shpreh Noizy.
Nga ana tjetër, Oriola e ka postuar videon në Instastory duke shkruar: “Ke qenë gjithë një nga mbështetësit e mi më të mëdhenj. Më i miri i të mirëve”.
abcnews.al