Tre raste të reja me koronavirus në Shkodër, gruaja u infektua nga kolegia në punë

Tre raste të reja me koronavirus janë evidentuar në Shkodër. Një nga të prekurit është një grua që punonte në një pikë fasonerie.

Mësohet se zonja në fjalë është banuese në lagjen Perash në Shkodër. Ajo ditët e fundit ka qenë në punë, ku ka kontaktuar me një tjetër punëtore.

Kjo e fundit dje ka zbuluar se ishte e prekur me Covid-19 pasi ka bërë testin. Gjithsej, në vendin tonë janë 433 të infektuar dhe 23 viktima.

Janë shëruar gjithsej 197 persona nga pandemia e koronavirusit.