Tre pacientë të tjerë të dyshuar në spitalin Infektiv në Tiranë, ja pamjet

Ka shkuar në 3 numri i personave të dyshuar të infektuar me koronavirus që janë paraqitur në spitalin Infektiv këtë të mërkurë.

Siç shihet në fotot e LSA, tre persona kanë hyrë në repartin e Infektivit.

Nuk ka të dhëna për gjendjen e tyre.

Cor-3

Cor-2

Sipas raportimit sot nga ministria e Shëndetësisë, në total numri i të prekurve në vendin tonë ka shkuar në 146, ku 23 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit. Qyteti më i goditur nga virusi i rrezikshëm është Tirana.

Cor-4