Tre muaj pasi i dha fund lidhjes 4-vjeçare me francezen, djali i Pirros dhe Invës nis histori të re me një vajzë italiane

Tre muaj pas ndarjes nga e dashura franceze Maria, Anthony, djali i Pirro Çakos dhe Inva Mulës ka nisur histori të re me Alicen, një vajzë italiane.

Vetë Anthony i ka prezantuar miqtë me të dashurën e re, duke postuar një album fotosh intime në “Instagramin” e tij, të shoqëruar me deklaratën: “Ajo është speciale”.

Nuk dihen ende shumë detaje për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën, por mendohet ta ketë njohur në Paris, pasi edhe ajo është e përfshirë në botën e artit. Njësoj si ish-e dashura edhe Alice, bie në sy për stilin fin dhe botën e saj të veçantë, duke bërë pjesë kështu në stereotipin e vajzave që tërheqin Anthonyn.

Vetë Alice ende nuk ka postuar foto me të dashurin aktual, pasi me sa duket i pëlqen të jetë me diskrete. Por le të merremi pak me historinë e tij të gjatë me francezen, si nisi dhe si mori fund për të kuptuar pak nga stili i djalit muzikant të Pirros dhe Invës në lidhje me perceptimin e dashurisë dhe marrdhënies.

Ishte janari i vitit 2017-të kur Anthony Çako, prezantoi për herë të parë të dashurën franceze, një bionde misterioze e shumë interesante. Mes fotosh ai shkruante: ‘Unë dhe e dashura ime’, duke e konsideruar veten të lidhur në “Instagram”-in e tij, ku bie në sy për postimet bardhezi, ku ekspozonte fizikun plot tatuazhe.

E verën e atij viti, Anthony tashmë që i ka kaluar të 25-at, e solli partneren për pushime në Shqipëri, ku u prezantoi me familjen e nënës, Inva, dhe babait, Pirro, tashmë të divorcuar. Anthony ra në sy me prezencën e tij në plazhin e Dhërmiut, pasi shfaqej i burrëruar, gjithë muskuj e tatuazhe.

Pas disa ditësh pushime në Qerret, Anthony ishte stacionuar në Jug me të dashurën e tij franceze, Marien, një bionde super elegante dhe e veçantë. Të dy të dashuruarit binin shumë në sy për mënyrën se si silleshin me njëri-tjetrin, gjithë konfidencë dhe përkëdhelje. Flitet se ata ishin njohur në Paris, qyteti ku Anthony vazhdon të jetojë, pavarësisht se të dy prindërit pas divorcit e lanë Francën dhe u kthyen të jetojnë në Tiranë, i pari Pirro dhe vite më vonë, Inva.

E në këto katër vite, lidhja e Anthony-t me Marien ishte ndër më të bukurat, pasi ia shprehnin në çdo moment dashurinë njëritjetrit me postime nga më intimet. Në fund të janarit ata fshinë gjithçka nga historia e tyre e pazakontë, që të kujtonte fiks kinemanë franceze, shumë skena dhe pak fjalë. Anthony, i cili ka lindur në Paris (Francë), flitet se i ka lënë studimet në Londër, ku ndiqte shkollën në degën e muzikës, profesioni i dy prindërve të njohur.

Por kjo gjë mbetet një thashethem, përderisa nuk e ka rrëfyer vetë ai. Në fakt, këtë ndryshim e paralajmëroi nëna e tij, Inva, gjatë intervistës së gjatë dhënë për emisionin “Kontrata”, para disa vitesh. Ajo çfarë bëri përshtypje ndër vite ishte transformimi i Anthonyt, nga një djalë klasik në një rebel me muskuj e tatuazhe.

Më pas u komentua si djali që nuk njeh tabu, pasi publikoi në “Instagram” foton më intime me të dashurën franceze, Marien, të njëjtën gjë që ka bërë me të dashurën e re, pasi një nga fotot e postuara është bërë në shtrat.

Artisti që po punon të hyjë në tregun ndërkombëtar me muzikën elektronike, në fillim u përpoq të qëndronte larg famës, por tashmë ka ndryshuar mendim, pasi dëshiron të bëjë bujë në të gjitha mënyrat. Ai e prezantoi të dashurën e tij bionde në 2017-n dhe për katër vite, ata ishin ndër çiftet më interesantë në rrjetet sociale.

Tashmë, vendin e saj e ka zënë Alice, e cila nuk dihet nëse është muzikante, pasi në postimet e saj ka dhe foto ku shihet tek luan në kitarë këngën ku rrëfeu historinë personale, si shpëtoi gjallë pas ndodhisë tragjike, ndërkohë para dy vitesh bëri edhe një rrëfim dramatik për jetën e tij, pasi për pak i kishte shpëtuar vdekjes, histori personale që vendosi ta përjetësojë në këngën e tij të parë me titull “Alive” (Gjallë).

Ai publikoi klipin me emrin e artit Tchako Music, ku binin në sy skenat fantastike, duke e sjellë veten si njeriu i parë dhe i vetëm i natyrës, që përballet me magjinë dhe rrezikun e së panjohurës. Në skenat e fillimit të klipit nuk mungonin as kornizat e fotove familjare, ndërkohë që ai i binte pianos, imazhe këto që i jepnin klipit edhe më shumë nota autobiografike.

Kështu, Anthony Çako, i lindur dhe rritur në Paris, preu me këtë klip në 2019- ën shiritin e inaugurimit të hyrjes në muzikë, duke ndjekur kështu rrugën e prindërve apo gjyshërve të tij. Edhe pse në një rrymë tjetër muzikore, në atë elektronike, Anthony mund të themi se ka pamjen e tij shumë klasike sa i takon stilit të të kënduarit dhe veshjes.

E për këtë produksion të parë ai u pyet nga ndjekësit se ku është frymëzuar për këtë këngë dhe si pa dashje ka zbuluar një ngjarje të rëndë, që për pak do t’i merrte jetën.

“Nuk kisha asnjë titull për këngën dhe unë me përfaqësuesit e shtëpisë diskografike udhëtuam jashtë Parisit për të regjistruar videon. Kur u kthyem nga udhëtimi, avioni për pak u përplas, kështu që vendosëm ta quanim këngën ‘Alive’ (Gjallë),”- shkroi ai.

Kënga u publikua disa muaj pasi ai provoi për herë të parë magjinë e skenës së Pallatit të Kongreseve në Tiranë, ku bëri debutimin e parë si këngëtar, i ftuar në Festivalin e Këngës.

Finalja e Festivalit të Këngës në RTSH kishte një moment surprizë, atë të ngjitjes në skenë të Anthony-t, djalit të Invës, sopranos dhe drejtoreshës artistike të atij edicioni të Festivalit. Në atë prezantim të parë u shoqërua nga babai i tij, kantautori i njohur Pirro Çako.

Djali i artistëve erdhi me performancën homazh për gjyshin e tij Gaqo Çako, që u nda nga jeta pak vite më parë. Ndërkohë, vetë Pirro duket se e mbështet djalin edhe si këngëtar, pasi në profilin e tij ka postuar një video ku shihet Anthony tek këndon në gjuhën frënge, në stil shumë të veçantë.

/Panoramaplus.al