Tre ligamente të dëmtuar, Zverev operohet në kavilje: “Zgjedhja më e mirë për tu kthyer sa më shpejt”

Alexander Zverev iu nënshtrua një operacioni të suksesshëm në kaviljen e djathtë, të cilën numri tre i botës e kishte dëmtuar gjatë gjysmëfinales së Roland Garros kundër kampionit të mëvonshëm Rafael Nadal. “Për t’u rikthyer në garë sa më shpejt që të jetë e mundur, për të siguruar që të gjitha ligamentet të shërohen siç duhet dhe të rifitoj stabilitetin e plotë në kyçin e këmbës, operacioni ishte zgjidhja më e mirë”, tha Zverev në një postim në Instagram.

Tenisti gjerman konfirmoi se ishte operuar në Gjermani pasi mori konfirmimin se “të tre ligamentet anësore në kyçin e këmbës së djathtë ishin dëmtuar”, por nuk specifikoi kohën e kthimit në fushë. E vështirë, megjithatë, për ta parë atë në Wimbledon “Të gjithë kemi rrugën tonë në jetë. Kjo bën pjesë në timen. Javën e ardhshme do të arrij kulmin e karrierës sime si numri dy i botës, por tani isha i detyruar të bëja një operacion”, tha tenisti për të qetësuar tifozët e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alexander Zverev (@alexzverev123)